Isha duke fjetur nën dafinë
Kur leshuan kuajt nga lëma
Kur i derdhën butet në kantinë
Bletët kur i ndanë nga mëma
Isha duke gjetur vetminë
I arrirë, kockat shtrirë, nën një man
Kur e nxorrën nga sënduku burinë
Një fatkeqi në prehër ia lanë
Isha duke thurur lirinë
Me dy grepa të krimbtë në liman
Kur më thanë se të panë mbi shpinë
Të një derri në një rrugë aty pranë
Diskutime mbi këtë poezi