Dyzet. Dyzet poezi. Nga karantina.

Askush nuk i hap portat e lagunës. Shën Marku shëtit nëpër shporta perimesh e mishi. Shpirtrat, para se të ikin, lëvizin rrugëve dhe lusin njerëzit të mblidhen në shtëpi. Të njejtën gjë bëjnë dhe të ringjallurit. Në 40-ditëshin e tyre.


Disa kërkojnë “burimin e urtësisë që del nga zemra dhe gjuha”. Edhe Noe bind kafshët që qameti do zgjasë vetëm dyzet ditë.


Po i afrohem të dyzetave – “mosha e sinqeritetit dhe urtësisë”. Nëqoftëse nuk marr masa, do të jem me siguri duke u mosbindur.


Ç’të bëj?


Hap portat e lagunës sime. Ngre frymën mbi dorën time, mbi pishtarin tim, mbi statujën time. Mbi lirinë time. Mbi Ellis Iceland tim.

Në të vetmen luftë që arti pranon.

Të ndihmojmë vijën e parë të frontit. Të krijojmë një Fond për mjekët, infermierët dhe personelin spitalor të prekur nga COVID-19.
Fushata
Quarantena
  • Home
  • Prolog
  • Para Karantinës
  • Karantina
  • Epilog
  • Fushata
  • Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Quarantena
  • Home
  • Prolog
  • Para Karantinës
  • Karantina
  • Epilog
  • Fushata
  • Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Quarantena
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Prolog

Sezon i ri

Nga Endri Xhaferaj
1.Sezon i ri 1

Dallga skërmitet pas shpine
me hijen që le nën varkën e fjetur.
Zogjtë freskojnë gjunjët
mbi gjurmët e tua në rërën e lagur.
Vaji i vjetër ende vjen erë
kokoshkash apo pitesh.
Tutje
makina e ndezur, e heshtur.
Plot sy. Nën pishe.
Gati.
– Sërish aty do të jenë.
Nëse do t’i kërkosh
do t’i gjejmë.
Të gjithë.

Gjiri i Lalzit
Shtator 2019

Kjo poezi botohet në kuadrin e fushatës “Fond për personelin shëndetësor të prekur nga COVID-19”.

Për më shumë kliko këtu: gogetfunding.com

ShpërndaCicëroShpërnda
Publikuar më pas

Ftesë për flirt

Diskutime mbi këtë poezi

  • Rreth nesh
  • Fushata
  • Albania News

Quarantena / Endri Xhaferaj

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Home
  • Prolog
  • Para Karantinës
  • Karantina
  • Epilog
  • Fushata
  • Albania News

Quarantena / Endri Xhaferaj