Dyzet. Dyzet poezi. Nga karantina.

Askush nuk i hap portat e lagunës. Shën Marku shëtit nëpër shporta perimesh e mishi. Shpirtrat, para se të ikin, lëvizin rrugëve dhe lusin njerëzit të mblidhen në shtëpi. Të njejtën gjë bëjnë dhe të ringjallurit. Në 40-ditëshin e tyre.


Disa kërkojnë “burimin e urtësisë që del nga zemra dhe gjuha”. Edhe Noe bind kafshët që qameti do zgjasë vetëm dyzet ditë.


Po i afrohem të dyzetave – “mosha e sinqeritetit dhe urtësisë”. Nëqoftëse nuk marr masa, do të jem me siguri duke u mosbindur.


Ç’të bëj?


Hap portat e lagunës sime. Ngre frymën mbi dorën time, mbi pishtarin tim, mbi statujën time. Mbi lirinë time. Mbi Ellis Iceland tim.

Në të vetmen luftë që arti pranon.

Të ndihmojmë vijën e parë të frontit. Të krijojmë një Fond për mjekët, infermierët dhe personelin spitalor të prekur nga COVID-19.
Fushata
Quarantena
  • Home
  • Prolog
  • Para Karantinës
  • Karantina
  • Epilog
  • Fushata
  • Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Quarantena
  • Home
  • Prolog
  • Para Karantinës
  • Karantina
  • Epilog
  • Fushata
  • Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Quarantena
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Para Karantinës

Panem et circenses

Nga Endri Xhaferaj
Panem Et Circenses

Ç’do bëjmë

Kur të mbarojë mishi

Kur të fiken dritat

Kur të bjerë bryma

Dhe të ikin shtazët

Bashkë me kllounët

 

Do mbledhim

Buzëqeshjet e braktisura

Kockat nga kafazet

Biletat e grisura

 

Duke shpresuar që të ikin

Spektatorët e fundit

Nën tendën e mjegullt

 

Ç’do bëjmë

Kur të vijnë dritat

E të ngrihet bryma

Të rikthehen shtazët

Por jo kllounët

Me qeset e mishit

ShpërndaCicëroShpërnda
Publikuar më parë

Vetbesim

Publikuar më pas

Në lagjen time

Diskutime mbi këtë poezi

  • Rreth nesh
  • Fushata
  • Albania News

Quarantena / Endri Xhaferaj

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Home
  • Prolog
  • Para Karantinës
  • Karantina
  • Epilog
  • Fushata
  • Albania News

Quarantena / Endri Xhaferaj